Në shtëpinë e “Big Brother VIP2” është luajtur një lojë mbrëmjen e djeshme me pyetje anonime. Secili nga banorët ka bërë 15 pyetje në fshehtësi për çdo personazh aty.
Më pas Amos ka lexuar me radhë pyetjet, duke ua drejtuar banorëve që u përkisnin dhe ata nuk duhej që të shmangnin përgjigjen.
Kjo lojë mes tyre ka ngjallur mjaft kuriozitet dhe debate për çështjet e diskutuara. Një pyetje ka ardhur për Tea Trifonin, e cila u pyet se cili ka qenë gabimi më i madh që ka bërë në jetë.
“Mënyra se si e trajtova të gjithë kohën kur isha te Për’puthen”, tha ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë.
Ndërkohë kujtojmë se Luizi dhe Tea u zgjodhën nga publiku si fituesit e provës së javës për shkak të këngës që kënduan të shtunën. Për këtë fitore ata darkuan së bashku dhe gjatë darkës mes tyre në shtëpinë e “BBV2”, Luizi dhe Tea diskutuan për strategjitë që kanë përdorur për lojën.
Këtë javë të nominuarit nga banorët janë Bjordi, Tea, Efi dhe Armaldo.