Lazio praktikisht ka mbetur jashtë UEFA Europa League.
Bardhekaltërit humbën me shifrat 2:1 mbrëmë ndaj Celtic dhe misioni për kualifikim bëhet më i vështirë. Shkak për këtë humbje është bërë futbollisti i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.
Mesfushori kosovar që u aktivizua nga banka rezervë, vulosi një “njollë” turpi në paraqitjen e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Kur rezultati ishte i 1:1, Berisha bëri një veprim amatoresk.
Teksa po përpiqej të ndërtonte një aksion sulmues, Berisha tentoi të shpërndajë lojën nga e djathta, por ia pasoi kundërshtarit. Topi u shfrytëzua në maksimum nga skocezët që mposhtën edhe Strakoshën për të marrë një fitore që i dërgon në raundin tjetër kualifikues të Europa League. /Gazeta Sinjali/