image G7 do të diskutojë për shpërndarjen e barabartë të vaksinave

Botë

G7 do të diskutojë për shpërndarjen e barabartë të vaksinave

news image

Më 19 shkurt udhëheqësit e G7 do të takohen për të diskutuar për pandeminë e koronavirusit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Kjo do të jetë hera e parë që presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me liderët e grupit të vendeve më të fuqishme të botës. Biden do të fokusohet në vërejtjet e tij në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në nivel global, tha Shtëpia e Bardhë.

Mikpritës i takimit do të jetë kryeministri britanik, Boris Johnson, ka njoftuar zyra e tij, duke thënë se temë kryesore do të jetë shpërndarja e barabartë e vaksinave në botë, transmeton rel.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë më herët se një politikë “unë e para” ndaj vaksinave, nga ana e vendeve të pasura, mund të lërë vendet e varfra në rrezik të mungesës së vaksinave.

Sipas OBSH-së kjo politikë mund të mundësojë përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri Johnson gjithashtu do të bëjë thirrje që vendet e G7 të punojnë në një qasje globale ndaj pandemive.

G7 përbëhet nga Britania e Madhe, Gjermania, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. Liderët takohet çdo vit për të diskutuar problemet me të cilat ballafaqohet bota./Gazeta Sinjali/