Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës e cila është mbajtur gjatë ditës së sotme është zhvilluar nën tensione të shumta, shkruan Gazeta Sinjali.
Këshilltarët komunal që nga fillimi i seancës e kishin devijuar debatin duke folur për tema jashta rendit të ditës, raporton RTV Presheva.
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi ishte mjaftë i ashpër ndaj oponentëve politik gjatë diskutimeve të tij.
Ndërkaq në fund të seancës ai doli para kryesisë së kuvendit ku fillimisht shkuli mikrofonin e më pas gjuajti me ujë dhe ja grisi dokumentat kryetarit të Kuvendit Sami Salihut.
Pamjet mund t’i shikoni KËTU. /GazetaSinjali/