image Futi mall në vlerë 15.000 eurosh duke shmangur Doganën, Policia jep detaje

Siguri

Futi mall në vlerë 15.000 eurosh duke shmangur Doganën, Policia jep detaje

news image

Policia e Kosovës dje e ka kapur një person i cili futi në Kosovë mall të padoganuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson prej burimeve se i njëjti u kap në fshatin Rakosh të Istogut.

Gjatë patrullimit, Policia ka ndaluar një automjet dhe brenda ishte një i dyshuar, i cili në automjet kishte shampon për larjen e veturave në vlerë rreth 15.000 euro dhe i njëjti i është shmangur obligimeve doganore.

Me këtë rast, siç mëson Sinjali, po merren edhe zyrtarët e ATK-së. /Gazeta Sinjali/