Tre nxënës, një i klasës së pestë dhe dy të tjerë klasës së gjashtë nga komuna e Klinës, janë izoluar pasi kanë marrë pjesë në një udhëtim me nxënësit e Caritas-it, të cilët kishin kontakt me italianen 20-vjeçare e cila rezultoi pozitive me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se testet për koronavirus nuk u janë bërë nxënësve akoma. Pëveç tyre, të izoluar po qëndrojnë edhe tetë nxënës të Caritas-it.
Deri më tani në Kosovë numri i të infektuarve nga virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina ka shkuar në pesë. Njëra prej të infektuarave është vajza 20-vjeçare shtetase e Italisë që punonte dhe jetonte në Klinë.
Ndërsa, Italia vazhdon të jetë njëra prej shteteve më të prekura me koronavirus. /Gazeta Sinjali/