image Futbollisti shqiptar në Kroaci lëndohet rëndë pasi rrihet me shufër hekuri

Futboll

Sport/ Futbollisti shqiptar në Kroaci lëndohet rëndë pasi rrihet me shufër hekuri

news image

Sulmuesi shqiptar i Slaven Belupos, Muzafer Ejupi, është sulmuar në Kroaci dhe klubi i tij i ka publikuar online fotografitë për t’i dëshmuar lëndimet e futbollistit dhe për të kërkuar drejtësi.

Futbollisti me origjinë nga Tetova i pësoi këto lëndime pas një sulmi në një parking, ku u sulmua nga një kroat.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kroacisë, përderisa Ejupi i ka shfaqur lëndimet që i pësuar nga sulmi me shufër metalike.

Përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social Facebook, Slaven Belupo ka kërkuar që të merren të gjitha masat kundër personit përgjegjës për sulmin dhe i ka uruar Ejupit shërim të shpejtë.

 “Lojtari ynë Muzafer Muzo Ejupi është në shtëpi, ku edhe po rikuperohet nga një sulm i rëndë fizik. I dëshirojmë një rikuperim të shpejtë me sa më pak pasoja të jetë e mundur. Gjithashtu, ne do të donim t’u bëjmë thirrje të gjitha mediave kroate që në mënyrë efektive të informojnë publikun”, shkruhet në njoftimin e klubit.

https://www.facebook.com/nksb1907/posts/2408206339275896