Futbollisti shqiptar që luan për Bayern Munich, Leon Dajaku siç duket ka mundësi të largohet nga klubi.
Siç raportohet nga ‘Bild’, Union Berlin është e gatshme që ta huazojë futbollistin, transmeton Sinjali Sport.
Një nga klubet e tjera që po interesohet për futbollistin shqiptar është edhe OGC Nice.
19 vjeçari ka kontratë me skuadrën e Bayernit deri në vitin 2023 mirëpo futbollisti pritet të huazohet për një kohë të gjatë.