image Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, ky është emri që ia lanë djalit

Bota e Yjeve

Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, ky është emri që ia lanë djalit

news image

Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda dhe bashkëshortja e tij Ajsle Abazi janë bërë prindër për herë të parë.

Këtë e ka bërë të ditur vet futbollisti në një postim në llogarinë e tij të Instagramit duke publikuar një imazh të porsalindurit.

Tutje në postim, Grezda zbuloi se fëmijën e pagëzuan me emrin Kian.

“Mirë se erdhe vogëlushi ynë Kian. Të duam shumë”, ka shkruar futbollisti nga Gjakova sipër postimit.

Kujtojmë që Eros dhe këngëtarja nga Shqipëria kurorëzuan dashurinë me martesë disa muaj më parë.

Ndërkohë, muajin e kaluar njoftuan se po bëhen prindër për herë të parë.

/GazetaSinjali/