image Futbollisti kosovar tallet me Benjamin Kolollin pas stërvitjes

Futboll

Sport/ Futbollisti kosovar tallet me Benjamin Kolollin pas stërvitjes

news image

Mesfushori i Kosovës, Benjamin Kololli është bërë ‘pre’ e një tallje nga bashkëlojtari i tij te Kosova, Mirlind Kryeziu.

Dyshja që aktivizohen te skuadra zvicerane po kalojnë në kohë të mira në Zvicër. E pas seancës së fundit stërvitore, Mirlind Kryeziu ka përgatitur një befasi për Kolollin.

Mbrojtësi Kryeziu ka vendosur dhjetëra fotografi të Kolollit mbi veturën e këtij të fundit. Kurse, futbollistët tjerë të Zurich të cilët panë këtë skenë nuk ndaluan së qeshuri. Kurse Kolollit i doli punë ta pastronte gjithë këtë./Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/KosovoMagazine/status/1197502841591672832