Futbollisti kosovar, Dion Berisha ka luajtur 90 minuta për skuadrën e parë të Augsburgut.
Berisha luajti në ndeshjen miqësore kundër SSV Jahn Regensburg, shkruan Sinjali Sportiv.
Futbollisti është pjesë e skuadrës gjermane që nga viti 2017-të ku fillimisht luante për të rinjët.
Kurse, në gusht të 2020-ës është bërë pjesë e skuadrës së parë të Augsburgut.