image Bayerni vazhdon me fitore dhe kryesimin në tabelë

Futboll

Bayerni vazhdon me fitore dhe kryesimin në tabelë

news image

Bayern Munich ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë, duke vazhduar kështu kryesimin në tabelë, shkruan Sporti në Sinjali.

Pas fitores ndaj Freiburgut, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka mposhtur edhe Augsburgun.

Ndeshja e zhvilluar sonte ‘WWK Arena’ ka përfunduar me fitoren minimale, 0-1, të ‘Bavarezëve’, me golin e vetëm të shënuar nga Robert Lewandowski nga pika e bardhë në minutën e 13-të.

Vlen të theksohet se vendasit kishin rastin të barazonin rezultatin në minutën e 76-të, por nga pika e bardhë i saktë nuk u tregua Alfred Finnbogason.

Pas kësaj fitore, Bayern Munich tani ka 39 pikë dhe renditet në pozitën e parë, kurse Augsburgu mbetet me 19 pikë në pozitën e 12-të.

/Sporti në Sinjali/.