image Futbollisti italian përshkruan shtëpinë e Ronaldinhos: Kishte shumë femra, dukej si diskotekë - Sinjali

Futboll/ Futbollisti italian përshkruan shtëpinë e Ronaldinhos: Kishte shumë femra, dukej si diskotekë

news image

Ish-futbollisti i Udineses, Felipe Sodinha ka shpjeguar se gjatë kohës sa luante në Serie A, kishte vizituar shtëpinë e Ronaldinhos.

Ai në intervistën e tij për Di Marzion u shprehë se shtëpia e Dinhos ishte sikurse një diskotekë dhe se kishte shumë femra, transmeton Gazeta Sinjali.

La nuova vita di Sodinha: "Dio mi ha aiutato a tornare in campo"

“Unë isha te Udineze dhe isha një mik i Siqueira, i cili papritur me prezantoi me Ronaldinhon që ishte te Milani asokohe. Do të shkonim te shtëpia e tij. Kur shkuam nuk po e kuptoja se ku po ishim, e kuptova vetëm kur takova Ronaldinjon te shkallët. Më dukej vetja si në disko. Ronaldinho ka qenë idhulli im, por atë mbrëmje, rrinte plot me prostitutat. Isha deri në orën 6 të mëngjesit atje dhe në 10 ishim për stërvitje”, tha Sodinha.

Për momentin, Dinho gjendet në një burg në Paraguaj pasi kishte tentuar që me dokumenta falso të udhëtonte./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin