Ish-futbollisti i Udineses, Felipe Sodinha ka shpjeguar se gjatë kohës sa luante në Serie A, kishte vizituar shtëpinë e Ronaldinhos.
Ai në intervistën e tij për Di Marzion u shprehë se shtëpia e Dinhos ishte sikurse një diskotekë dhe se kishte shumë femra, transmeton Gazeta Sinjali.
“Unë isha te Udineze dhe isha një mik i Siqueira, i cili papritur me prezantoi me Ronaldinhon që ishte te Milani asokohe. Do të shkonim te shtëpia e tij. Kur shkuam nuk po e kuptoja se ku po ishim, e kuptova vetëm kur takova Ronaldinjon te shkallët. Më dukej vetja si në disko. Ronaldinho ka qenë idhulli im, por atë mbrëmje, rrinte plot me prostitutat. Isha deri në orën 6 të mëngjesit atje dhe në 10 ishim për stërvitje”, tha Sodinha.
Për momentin, Dinho gjendet në një burg në Paraguaj pasi kishte tentuar që me dokumenta falso të udhëtonte./Gazeta Sinjali/