Mesfushori i Malit të Zi, Marko Jankoviç, po pranon se motivi i përfaqësues së tij nuk është në nivelin më të lartë, por që është deklaruar se do të jep maksimumin në ndeshjen ndaj Kosovës.
“Është e qartë se motivi ka rënë paksa, por është e rëndësishme se duhet të marrim rezultate të mira tutje. Ndaj Bullgarisë do ta japim maksimumin dhe do të bëjmë gjithçka që të marrim tre pikët”, tha fillimisht Jankoviç.
Gjithashtu, ai ka folur edhe për ‘kërcënimet’ e Hadzibegic për vendimin që të lihen e disa futbollistëve jashtë ndeshjeve me Kosovën dhe Bullgarinë.
“Dëshira dhe ambicia për të dhënë maksimumin asnjëherë nuk është në diskutim. Jam i sigurtë për këtë. Kemi dhënë gjithçka që kemi mundur. Jemi futbollistë profesionistë dhe vendimet e trajnerit i shoh si motiv shtesë”, potencoi Jankoviç.
“Ne duhet të luajmë bukur dhe të kemi rezultate të mira. Kjo është kërkesa më e mirë. Nuk ka shumë filofozi”, përfundoi futbollisti i SPAL-it.