image Futbollisti i Liverpoollit thyen këmbën pas ndërhyrjes së tmerrshme nga mbrojtësi i Leedsit

Futboll

Futbollisti i Liverpoollit thyen këmbën pas ndërhyrjes së tmerrshme nga mbrojtësi i Leedsit

news image

Në takimin Leeds – Liverpool ka ndodhur një ndërhyrje e tmerrshme, transmeton Sinjali Sport.

Futbollisti i ri i Liverpoolit, Harvey Elliott ka thyer këmbën pas një ndërhyrje të ashpër nga Pascal Struijk.

Gjatë një dueli mes njëri tjetri, talenti anglez mbeti i shtrirë, ku Salah ishte më së afërti dhe kërkoi ndihmën nga stafi mjekësor i klubit që të intervenojnë më shpejtë.

Elliot u zëvendësua nga Henderson, kurse mbrojtësi i Leedsit, Struijk u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo përballje është duke u zhvilluar, ku të kuqtë kanë epërsinë prej 0-2. /Gazeta Sinjali Sporti/