Ylli i kombëtares së Kosovës, Herolind Shala në një intervistë së fundmi ka treguar se do të kishte dëshirë që karrierën ta mbyllte te klubi i Drenasit, Feronikeli.
Rreth kësaj deklarate të Shalës ka reaguar klubi i Feronikelit, transmeton Gazeta Sinjali.
Ata kanë thënë që Shala është i mirëseardhur në Drenas dhe I kanë dëshiruar suksese në karrierë.
‘Është kënaqësi e jashtëzakonshme që një futbollist si ai vazhdon të jetë me këmbë në tokë, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen e tij drenicase.’
‘Kjo në fakt nuk është hera e parë që Shala shpreh admirim për klubin e FC Feronikelit, pasi që dashurinë për Niklin e ka dëshmuar edhe shumë herë të tjera.’
‘Ai padyshim që është i mirëseardhur në klubin e tij të zemrës dhe i dëshirojmë edhe më shumë suksese e në veçanti shëndet në karrierën e tij’, thuhet në reagimin e Feronikelit./Gazeta Sinjali/