Futbollisti suedez, Dejan Kulusevski ka rezultuar pozitiv me COVID-19 vetëm pak ditë para Kampionatit Evropian, “EURO 2020”, përcjell Sinjali Sport.
Sipas “El Chiringuito”, ai do të humb ndeshjet e para, njëra nga to do jetë ndaj Spanjës.
Nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij në “Euro 2020”, pasi në konferencën për shtyp në ditën e sotme nuk është konfirmuar data e rikthimit.
Kulusevski pritej të jetë një nga liderët e Suedisë, pas sezonit që e pati me Juventusin, ku shkëlqeu në disa ndeshje. /Gazeta Sinjali Sporti/