image Futbollisti i Chelseat 'thumbon' Arsenalin: Barazimin me ta e konsiderojmë humbje

Futboll

Premier League/ Futbollisti i Chelseat ‘thumbon’ Arsenalin: Barazimin me ta e konsiderojmë humbje

news image

Mesfushori i Chelseat, Jorginho, është i zhgënjyer me dy pikët e humbura nga ndeshja kundër Arsenalit. Përkundër që Topçinjtë ishin me dhjetë lojtarë, Chelsea s’mori dot rezultat më të mirë sesa barazimi 2:2 të martën.

Pas ndeshjes, Jorginho s’mund ta fshihte dot zhgënjimin që s’i kishte marrë të tri pikët kundër rivalit të qytetit, që luajti për shumicën e ndeshjes me një lojtar më pak.

“Ndihemi sikur ta kishim humbur ndeshjen. E kishim ndeshjen në dorë, pastaj në sekondën e fundit e morëm një gol, kur s’duhet ta kishim bërë këtë. Është e vështirë. Ne duhet të ecim përpara”, ka thënë Jorginho.

“Nuk mendoj se ka të bëjë me vetëbesim sepse ne luajtëm mirë dhe ishim në kontroll të ndeshjes. Ndoshta ka të bëjë me përqendrimin. Në këto ndeshje, e humb veten në disa momente. Bëmë gabime, kjo është e gjitha”.

“Këto ndeshjet e mëdha janë të tilla. Mund ta humbasësh ose ta fitosh ndeshjen shkaku i detajeve të vogla”, theksoi ai.

Chelsea, i radhitur në vendin e katërt, është gjashtë pikë para Manchester Unitedit, që mund ta zvogëlojë këtë dallim me fitore sot kundër Burnleyt në Old Trafford.