FC Ferizaj duket që po kalojnë një krizë të rëndë financiare, pasi që futbollistët e kësaj ekipe i kanë bojkotuar stërvitjet për shkak të mos kryerjes së obligimeve financiare ndaj tyre, shkruan Sinjali Sportiv.
FC Ferizaj në këtë sezon garon në Ligën e Parë, ndërsa vitin e kaluar ishin pjesë e Superligës.
Postimi i plotë i FC Ferizaj në Facebook, pa ndërhyrje:
Ferizaj ndërpren stërvitjet!
Sot futbollistët e skuadrës tonë nuk janë paraqitur fare në seancën stërvitore, për shkak të mos pagesës ndaj tyre. Arsyeja kryesore që e bojkotit të futbollistëve, eshte gjendja shumë e rëndë financiare që po kalon klubi ynë që shumë kohë. Vendimi për bojkot eshte marrë sot nga futbollistët, të cilët nuk kanë marrë pagat e tyre.
Klubi ynë eshte në gjendje të rëndë financiare dhe organizative, shpresojmë që aksionarët e klubit të ‘zgjohen’ nga ‘gjumi’ dhe t’i dalin në mbështetje financiare klubit tonë.
Ky klub, ky qytet, këta tifozë nuk e meritojnë këtë gjendje, andaj shpresojmë që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje në të mirë të klubit. Deri atëherë, Futbollistët janë në bojkot!