image E konfirmon kryetari i FBK-së: Kampionati në basketboll do të anulohet

Basketboll

Basketboll/ E konfirmon kryetari i FBK-së: Kampionati në basketboll do të anulohet

news image

Basketbolli do të jetë sporti i parë në Kosovë që do ta anulojë kampionatin.

Këtë e ka thënë vet kryetari i Federatës së basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.

Ai në një intervistë për Sporti Total tha se këtë propozim do t’ia bëjë bordit për ndërprerjen e së paku kampionateve të Superligës në dy konkurencat dhe Ligës së Parë të meshkujve, pasi aty ka klube me lojtarë të huaj.

“Besoj është e kotë të pritet më shumë se kaq. Klubet tona janë duke hyrë në obligime çdo herë e më shumë, sepse edhe kontratat e tyre janë të pezulluara, por jo edhe të ndërprera. Për fat të keq, klubet do të kenë telashe nëse i anulojmë garat, por së paku do ta kenë prapa mbulesën e Federatës. Basketbolli do të jetë sporti i parë prej sporteve kolektive në Kosovës që do të marrë vendim t’i ndërpres garat. Unë këtë propozim do t’ia bëjë Bordit që të hënën (sot) për ndërprerje të kampionateve së paku të dy Superligave, atë të meshkujve dhe femrave si dhe Ligës së Parë të meshkujve, ku kemi klube me lojtar të huaj. Për të tjerat nuk është edhe aq urgjente”, ka thënë Fetahu.

/Gazeta Sinjali/