Robert Lewandowski, Manuel Neuer dhe Serge Gnabry u vunë në shënjestër të kërcënimeve me vdekje, përmes një letre anonime, situatë kjo që po hetohet nga autoritetet policore gjermane.
Sipas Florian Abbenseth, zëdhënës i Policisë Kriminale të Shtetit të Hamburgut, në deklaratat për stacionin televiziv Sport1, ekspertët po kërkojnë gjurmë të ADN-së dhe gjurmë gishtash që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit të kërcënimit.
“Ne po hetojmë dyshimet për kërcënime dhe shqetësime. të qetësisë publike përmes kërcënimeve për vepra penale”, tha ai.
Ishte një letër që ngjalli jo pak shqetësim tek skuadra bavareze. /Gazeta Sinjali Sporti/