Futbollistët e Arsenalit e kanë vizituar mbrëmjen pas ndeshjes kosovarin, Granit Xhakën në shtëpinë e tij në Londër, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas asaj që raporton medium britanik, “The Athletic”, futbollistët e Arsenalit pas ndeshjes me Crystal Palacen, kanë vizituar Xhakën në shtëpi duke e cilësuar gjendjen e Xhakës si “shkatërruese”.
Kjo pasi që Xhaka menjëherë pasi u zëvendësua u largua nga fusha duke shkuar drejtpërdrejta në zhveshtore, pa u përfunduar ende takimi.
Xhaka ishte fishkëllyer pa të drejtë në ndeshjen e djeshme që Arsenali e barazoi 2 me 2 kundër Crystal Palaces, duke ngelur kështu Arsenali në pozitën e pestë me 4 pikë më pak se Chelsea që mban vendin e katërt.
Tifozët e Arsenalit kishin festuar zëvendësimin e Xhakës, për shkak të përformancës së tij, ani pse kosovari nga Prishtina luajti një ndeshje mjaftë të mirë. Xhaka dha një asistim për Sokratis në golin e parë të Arsenalit./Gazeta Sinjali/