Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka dalë në Mitrovicë që ta përkrah Agim Bahtirin për kryetar të kësaj komune.
Vizita e Kurtit erdhi pas polemikave që Bahtiri do ta humbasë këtë komunë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Në një fotografi që po qarkullon në media, shihet që kryeministrin kanë dalë ta presin rreth 20 persona.
Kandidatura e Bahtirit ka shkaktuar përçarje brenda degës së VV-së në Mitrovicë, pasi disa aktivistë e kundërshtuan.
“E duam Albinin, por jo Agimin”, ishin disa grafite që së fundmi janë parë në lagjen e Tavnikut.