Edhe 1550 £ nata ( 1800 euro) edhe pa mëngjes. Janë këto çmimet e dhomave të hoteleve në Londër të cilat po rriten në ‘qiell’ këto ditë.
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II i gjen hotelet gati 95% plot, 20% më shumë se mesatarja në këtë kohë të vitit.
Një hap i jashtëzakonshëm nëse mendoni për goditjen e rëndë që pësoi sektori gjatë gjithë emergjencës së Covid-19.
Tim Hentschel, CEO i HotelPlanner, një shërbim rezervimi online me bazë në Londër, i tha mediave lokale se që nga shpallja e vdekjes së Elizabeth II javën e kaluar, frekuentimi i hoteleve në Londër është rritur në “pothuajse 95% të dhomave të zëna, rreth 20% mbi mesatare sezonale”.
“Tarifat janë rritur për strukturat e të gjitha kategorive dhe ne ende presim që ato të dyfishohen në ditët më afër funeralit”, shtoi ai.