Kate Middleton, së bashku me Princin George dhe Princeshën Charlotte, mbërritën në Westminster Abbey për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Siç tregojnë edhe fotot, Princesha e Uellsit duket e pikëlluar teksa mbërrin në Abbey për “lamtumirën e fundit” për Elizabeth II.
Princesha e Uellsit kombinoi veshjen e saj me një palë vathë dhe një varëse me perla, pjesë e koleksionit personal të bizhuterive të Mbretëreshës Elizabeth II.
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II u nis në Westminster Abbey, ndërtesa në të cilën ajo u martua dhe u kurorëzua si mbretëreshë.
Arkivoli i saj, i mbështjellë me flamuj dhe në krye nga kurora e shtetit perandorak, u tërhoq në kishë me një karrocë armësh nga marinarët e Marinës Mbretërore
Qindra personalitete ndodhen në ceremoninë e funeralit, duke përfshirë ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, presidentin e SHBA Biden dhe presidentin francez Macron.