image Funerali i George Floyd do të zhvillohet më 8 qershor, familja ka një mesazh

Botë

Funerali i George Floyd do të zhvillohet më 8 qershor, familja ka një mesazh

news image

Ceremonia mortore për afroamerikanin George Floyd i cili mbeti i vrarë gjatë arrestimit, do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme.

Sipas CNN, ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e hënë në kishën The Fountain of Praise në Houston.

Gjithashtu do të zhvillohet dhe një ceremoni private ditën e martë.

Boksieri i famshëm Floyd Mayweather do të paguajë të gjitha shpenzimet për funeralin e George.

Familja u ka bërë thirrje të gjithë personave që do të marrin pjesë në homazhet publike, të vijnë në paqe dhe pa krijuar trazira.

Gjithashtu, kërkohet që të gjithë pjesëmarrësit të vendosin maska dhe doreza si masë parandaluese ndaj COVID-19. /Gazeta Sinjali/