Një person dyshohet se është fundosur sot rreth orës 16:00 në Liqenin e Batllavës.
Lajmin për Sinjalin, e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të jetë fundosur në Liqenin e Batllaves. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti./Sinjali/