Në mbrëmjen e sotme një grumbull i madh mbeturinash e ka kapluar qendrën e Shtimes, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas sinjalizuesit të Gazetës Sinjali, e njëjta pamje përcjellë çdo ditë e natë këtë komunë.
Sinjalizuesi arsyetohet se komuna e Shtimes është në këtë gjendje për shkak të numrit të vogël të kontejnerëve.
Sipas sinjalizuesit, bërlloku është hedhur në rrugën “Tahir Sinani”, përball sheshit ku është i vendosur lapidari i UÇK-së.