image “Fu** Police”, ky është mbishkrimi që dikush e la pasi e dëmtoi veturën e Policisë në Prizren

Siguri

“Fu** Police”, ky është mbishkrimi që dikush e la pasi e dëmtoi veturën e Policisë në Prizren

news image

Një veturë zyrtare e Policisë në Prizren gjatë natës së mbrëmshme dyshohet se është dëmtuar qëllimisht si dhe në të është lënë një mbishkrim nga persona të panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo veturë dyshohet se është gërvishur me një mjet të mprehtë, me ç’rast dikush edhe e kanë lënë një mbishkrim: “FUCK POLICE”.

Siç mëson Sinjali, kjo veturë ishte shfrytëzuar nga zyrtarët policorë derisa kanë asistuar inspektorët e AUV-it.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se rasti në Polici është hapur si “dëmtim prone”.

/GazetaSinjali/