image Ftohet nga Policia këshilltari i Kurtit që bënte thirrje për “Rezistencë”

Kosovë

Siguri/ Ftohet nga Policia këshilltari i Kurtit që bënte thirrje për “Rezistencë”

news image

Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi ka marrë ftesë nga Policia e Kosovës, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitet në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda.

Këtë e ka bërë të ditur vet Gashi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot, më 22 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin «kanosje». Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë Nesër në ora 10:00 do të shkoj në drejtorinë në fjalë sepse i kam edhe unë disa pyetje për ta”, ka shkruar Gashi.

https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10159596322743294

Ndryshe, Gashi para disa ditëve ka ofenduar rëndë emisarin special të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Richard Grenell./GazetaSinjali/