Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, i ka dërguar letër Qeverisë në detyrë të Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar që në ndarjen e stimulimeve të përfshihen të gjithë punëtorët shëndetësorë, e jo vetëm mjekët dhe infermierët.
Në kërkesën e FSSHK-së drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, thuhet se i gjithë sistemi shëndetësorë funksionon në mënyrë zingjirore dhe për këtë kërkojnë që të mos bëhën diskriminime.
“Çdo diskriminim i juaji nga FSSHK do të përdoret si shkas për reagime juridike në të ardhmen, pasi që tani jemi në luftë kundër Pandemisë COVID-19”, thuhet në kërkesë.
Kërkesa e plotë:
Duke u nisur nga paqartësia e Vendimit të Qeverisë për ndarjen e stimulimeve në lidhje me punëtorët shëndetësor po ju adresohemi se përfitues të këtij stimulimi duhet të jenë të gjithë punëtorët shëndetësor dhe stafi përcjellës duke përfshirë: punëtorët e shërbimeve teknike, bartësit, vozitësit, sigurimi, sanitarët, IT, punëtorët administrative të institucioneve shëndetësore dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, inspektorët shëndetësor dhe gjithë të tjerët.
I nderuari Kryeministër, duke ju rikujtuar edhe njëherë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zingjirore ju lutem mos bëni diskriminim.
Çdo diskriminim i juaji nga FSSHK do të përdoret si shkas për reagime juridike në të ardhmen, pasi që tani jemi në luftë kundër Pandemisë COVID-19.
Andaj edhe njëherë merreni me seriozitet këtë kërkesë që mos të shkëputet ndonjë hallkë e këtij zinxhiri në shëndetësi. /GazetaSinjali/