image FSPE kërkon rritje të pagave për punëtorët e saj

Sociale

FSPE kërkon rritje të pagave për punëtorët e saj

news image

Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE), sot i ka njoftuar të gjithë deputetët e Kuvendit dhe gjithë kabinetin qeveritar në lidhje me kërkesën e tyre për ngritje page.

Sipas një komunikate të FSPE-së, prej vitit 2013 kur është privatizuar ndërmarrja për distribuimin e energjisë elektrike (KEDS), punëtorët kanë pasur ngritje page vetëm një herë, në vitin 2018.

Komunikata e plotë:

Të nderuar anëtarë të FSPE,

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Prej vitit 2013 kur është privatizuar ndërmarrja për distribuimin e energjisë elektrike (KEDS), punëtorët kanë pasur ngritje page vetëm një herë, ne vitin 2018.

Punëtorët tanë edhe në kohën më të vështirë të ballafaqimit me pandeminë, gjatë gjithë kohës kanë qenë në terren duke I shërbyer qytetarëve të Kosovës.

Gjatë muajve të fundit secili jemi dëshmitarë të ngritjes së çmimeve të shportës së secilës familje. Shto kësaj edhe ngritjen e vazhdueshme të çmimeve ndër vite, për punëtorët e KEDS/Kesco, ngritja e pagave është domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

Ne sot përmes shkresave zyrtare i kemi njoftuar të gjithë deputetët e Kuvendit dhe gjithë kabinetin qeveritar në lidhje me kërkesën tonë për ngritje page. Po ashtu gjithë deputetëve dhe kabinetit qeveritar i kemi përcjellë shqetësimin për faktin që bordi i ZRRE nuk na ka takuar as për sqarim.

Ne si përfaqësues sindikal presim që deputetët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të jetë në krahë të punëtorëve dhe të shtyjë përpara kërkesën e punëtorëve për ngritje page./GazetaSinjali/