image FSP-PTK paralajmëron greva dhe protesta para qeverisë

Kosovë

FSP-PTK paralajmëron greva dhe protesta para qeverisë

news image

Këshilli organizativ i protestave të FSP-PTK-së, për shkak të gjendjes së krijuar me COVID-19 dhe pas kërkesave që t’i jepet hapësirë dialogut lidhur me zgjidhjen e kontestit me kompaninë “Dardafon”, ka pranuar që edhe kjo javë të jetë javë e negociatave përfundimtare për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për Telekomin e Kosovës.

Këshilli i grevave ka marrë vendim të prerë që nëse dështojnë hapja e xhirollogarive të Telekomit dhe fillimi i operimit normal të ndërmarrjes gjatë kësaj jave, nga e hëna datë 16.11.2020 nga ora 13:00 do të protestohet para qeverisë së Kosovës si dhe do të fillojë po atë ditë edhe me greva të përgjithshme.

Punëtorët e Telekomit kanë paralajmëruar edhe më herët protesta e greva nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asnjë hap për të zhbllokuar llogaritë dhe kthimin e mjeteve në llogarinë e Telekomit, të cilat janë bllokuar e tërhequr nga kompania “Dardafon”, kompania amë e Z-Mobile, si pasojë e borxhit ndaj saj. /Gazeta Sinjali/