image FSK vazhdon kërkimet për gjetjen e 47-vjeçarit që dyshohet se u hodh nga "Ura e Fshajtë"

Siguri

FSK vazhdon kërkimet për gjetjen e 47-vjeçarit që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshajtë”

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar operacionin e kërkimit për 47-vjeçarin i cili dyshohet se më 25 janar të këtij viti është hedhur nga “Ura e Fshajtë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe sot në kushte shumë të vështira , duke rrezikuar edhe jetën e tyre, vazhdojnë operacionin e kërkimit për personin e humbur në afërsi të urës së Fshajtë”, thuhet në njoftim.

Ndonëse policia dje njoftoi se kërkimet për gjetjen e 47-vjeçarit janë ndërprerë të martën, nga FSK thonë se operacioni i tyre i kërkimit nuk është ndërprerë as në situata të jashtëzakonshme dhe njofton se do të vazhdojë deri në përmbushjen e misionit./Gazeta Sinjali/

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe sot në kushte shumë të…

Posted by Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së on Thursday, February 11, 2021