image FSK trajnohet për materiet e rrezikshme në Çeki

Siguri

FSK trajnohet për materiet e rrezikshme në Çeki

news image

Pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet pa reshtur dhe atë në shtet të ndryshme.

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Defense Threat Reduction Agency (DTRA), pjesëtarët e FSK-së (Kompania e Materieve të Rrezikshme) kanë realizuar trajnim në Institutin e Kërkimeve Ushtarake (Military Research Institute) në Vyskov të Republikës së Çekisë, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se trajnimi “Live Agent Training” ka për objektiv aftësimin e pjesëtarëve për operacione kundër agjentëve luftarak kimik., dhe qëllimi i trajnimit është të bëjë rritjen e konfidences së pjesëtarëve për veshjet mbrojtëse, pajisjeve, detektimin dhe dekontaminimin e agjenteve të ndryshëm luftarak kimik si Sarin, Mustard, Lewisite dhe Vx.

Në shenjë falënderimi për Institutin e Kërkimeve Ushtarake, nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari është ndarë dekoratë drejtorit të Institutit Jindrich Dvorak.

/GazetaSinjali/