image FSK trajnohet për helikopter

Kosovë

FSK trajnohet për helikopter

news image

Pilotët e FSK-së, Afrim Zabeli, Krenar Voca dhe Atdhe Hasani të shkolluar në Turqi, kanë shkëmbyer njohuritë e tyre me ushtarët e tjerë të Forcës së Sigurisë, rreth përdorimit të helikopterit. Me ekspertizën që kanë në pilotimin e helikopterëve sollën njohuritë e tyre të dobishme edhe rreth aerodinamikës së fluturakeve. Gjithashtu, oficerët pilotë, në detaje ofruan njohuritë e tyre rreth procedurave që duhet ndjekur për të përcaktuar një zonë për aterim të helikopterit.

Në një ceremoni pas përfundimit të trajnimit “Përcaktimi i zonës së aterimit të helikopterit” u tha se përdorimi i helikopterit është një element shumë i rëndësishëm i ndërveprimit dhe njohurive të NATO-së dhe se një aftësim i tillë ka qenë më se e nevojshme për një mbështetje operacionale ndërkombëtare e FSK-së në të ardhmen.

Shefi i Shtabit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile, nënkolonel Shpend Zogaj, u shpreh shumë i kënaqur që Qendra e Trajnimit po arrinë të përmbushë gradualisht vizionin për një Qendër me perspektivë rajonale dhe më gjerë, thuhet në njoftimin për media të FSK-së.

Në këtë trajnim u trajtuan tema që lidhen me aerodinamikën dhe funksionimin e helikopterëve. Në veçanti, studentet u njoftuan me kriteret e përzgjedhjes së një zone të përshtatshme për aterim të helikopterëve, me komandat dhe sinjalet e komunikimit me pilotin para aterimit, si dhe mënyrën e evakuimit mjekësor duke përdorur formatin e kërkesës së quajtur ,,NATO nëntë linjat’’.

Poashtu, gjatë këtij trajnimi ushtarët e rinj mësuan parimet themelore të bartjes së viktimave me helikopter./Sinjali/