image FSK thotë se do të vendosë sa më shpejt marrëdhënie ushtarake me Izraelin

Siguri

FSK thotë se do të vendosë sa më shpejt marrëdhënie ushtarake me Izraelin

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar pas vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, FSK është shprehur se do t’i vendosin marrëdhëniet ushtarake me Izraelin sa më shpejt.

“Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin sa më shpejt që të jetë e mundur. Hap i madh zhvillimtar ndërmjet Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në postimin e FSK-së, së cilit ia kanë bashkëngjitur fotografinë e ambasadës së Kosovës të sapovendosur në Izrael.

Gjatë ditës së sotme është zyrtarizuar hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael, ku asnjë zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës nuk ka marrë pjesë në këtë ceremoni.

Hapja e kësaj Ambasade është përkrahur nga Amerika, kurse ka ngjallur shumë reagime nga shtetet Evropiane si Turqia, e cila ka kërkuar nga lidershipi kosovar që të tërheq këtë veprim.

Ky veprim është si rezultat i marrëveshjes së Washingtonit më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes Izraelit dhe Kosovës, ku parashihet edhe njohja e ndërsjelltë e dy shteteve.

/Gazeta Sinjali/