Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Forcës së Sigurisë së Kosovës, pritet t’ishtohen edhe 600 ushtarë të rinj, brenda këtij viti.
Mehaj tha se për gati një vit janë pranuar 1240 ushtarë të rinj.
“Në fillim kur vendosem ta shpallnim konkursin më të madh të ushtrisë që kishim ndonjëherë, të gjthë u treguan skeptik: nuk mundeni, nuk keni kapacitete e nuk realizohet. Rezultatet sot, tregojnë realitetin. Për 11 muaj kemi rekrutuar 1240 ushtarë. Me punë e përkushtim, nuk ka asgjë të pamundur. Në mbrojtje e në shërbim të Republikës nuk ka asgjë që na ndalë“, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Mehaj shtoi se gjatë këtij viti do të hapin konkrusin edhe për 600 ushtarë të rinj.