Në ambientet e kazermës “Ushtaret e NATO-s” në Istog, është realizuar gara tradicionale “Ujku Garues”, ku me ç’rast është mbajtur ceremonia e përfundimit të garës që është një ndër aktivitetet kryesore që i realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT), ku marrin pjesë ekipe nga njësit e FSK dhe ndërkombëtar.
Siç bënë të ditur FSK, këtë vit pjesëmarrës në garë ishin 14 ekipe nga regjimentet e KFT-së, 3 ekipe nga njësitë e FSK-së, Garda Kombëtare, Policia Ushtarake dhe Komanda e Logjistikës.
“Pjesëmarrësit në garë treguan përgatitje të lartë fizike, disiplinë entuziazëm dhe përkushtim dhe u certifikuan për pjesëmarrje ne këtë aktivitet.
Garën e ka fituar Policia Ushtarake dhe është shpërblyer me vendin e parë. Vendi i dytë i takoi Kompanisë B të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë Mbështetëse të Regjimentit të Këmbësorisë”, thuhet në njoftimin e tyre.