image FSK përfundon stërvitjen me ushtrinë e Shqipërisë, Maqedonci: U simulua reagimi në fushëluftim dhe sjellja në kushte mbijetese

Siguri

FSK përfundon stërvitjen me ushtrinë e Shqipërisë, Maqedonci: U simulua reagimi në fushëluftim dhe sjellja në kushte mbijetese

news image

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se trupat e FSK-së sapo e kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando me ushtrinë e Shqipërisë.

Maqedonci ka treguar se stërvitja ka zgjatur tre ditë dhe është realizuar me qëllim të forcimit fizik dhe psikologjik të ushtarëve në kushte aspak të lehta.

Njoftimi i plotë i Maqedoncit:

 Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë sapo përfunduan stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.

Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës.

Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.

Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë!

/GazetaSinjali/