Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë përfshirë në një përleshje gjatë ditës së djeshme në Skenderaj, do të përballen me Kodin Disiplinor dhe rregulloret në fuqi të FSK-së.
Dy pjesëtarët të Forcës së Sigurisë së Kosovës, P.M. (21 vjeç) dhe Sh.M. (20 vjeç), bashkë me K.M. (22 vjeç) kanë rrahur një person të moshës 18 vjeçare ku i njëjti ka përfunduar në spital.
Për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar rastin zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala.
‘Me rastin në fjalë, është duke proceduar Policia e Kosovës. Në lidhje me rastin, Forca e Sigurisë së Kosovës do të veprojë bazuar në Kodin Disiplinor dhe rregulloret në fuqi”, është shprehur Shala.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/