image FSK-në e viziton Asambleja Parlamentare e NATO-s

Siguri

FSK-në e viziton Asambleja Parlamentare e NATO-s

news image

Pjesëmarrësit e seminarit të 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Kosovë, të kryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare Ruxandra Popa, sot kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj.

Ata u pritën nga shefi i FSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i KDS -së, kolonel Mehmet Lladrofci.

Dreshaj përshëndeti të pranishmit në emër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në ShBA së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj.

Dreshaj me këtë rast prezantoi para të pranishmëve vizionin dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe u diskutua për sfidat dhe kërcënimet në rajon dhe më gjerë, gjithashtu të arriturat e FSK-së bazuar në planin 10-vjeçar të tranzicionit, krijimin e kapaciteteve të mbrojtjes me mandatin e ri të FSK-së.

Ata po ashtu u njoftuan edhe me kapacitetet që ofron Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku shefi i shtabit nënkolonel Arsim Shaqiri, prezantoi misionin dhe strukturën, kurset dhe trajnimet, planet për të ardhmen, bashkëpunimin bilateral me vendet partnere, që po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të KDS-së.

Të pranishmit patën mundësin të shohin edhe disa nga stërvitjet që janë duke u realizuar në KDS.

/GazetaSinjali/