image FSK merr pjesë në stërvitjen ‘EFES 2022’ në Turqi (VIDEO)

Siguri

FSK merr pjesë në stërvitjen ‘EFES 2022’ në Turqi (VIDEO)

news image

Pjesëtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në Stërvitjen ‘EFES 2022’ në Turqi, ku 37 vende aleatë dhe partnerë të NATO-s po zhvillojnë aftësitë ushtarake për të vepruar së bashku.

Stërvitja ‘EFES 2022’ është një nga stërvitjet më të mëdha, të organizuara nga Forcat e Armatosura të Turqisë.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka thënë se qëllimi i stërvitjes është zhvillimi i aftësive ushtarake të forcave të përbashkëta, për të mbuluar të gjitha detyrat që mund të caktohen, si dhe të ruhet gatishmëria luftarake.

Stërvitja e këtij viti mblodhi pothuajse 10,000 personel nga 37 vende, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën, Italinë, Libinë, Pakistanin, Azerbejxhanin, Kazakistanin, Kirgistanin.

/GazetaSinjali/