Sipas njoftimit të Minstrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, stërvitja do të mbahet në Gjermani dhe do të udhëhiqet nga Ushtria Amerikane në Evropë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.
“Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.
/GazetaSinjali/