Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur një trajnim me Forcat e Armatosura Turke, për përdorimin dhe mirëmbajtjen e armëve të këmbësorisë.
Mehaj tha se ushtarët e FSK-së me këtë trajnim kanë përfituar njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e disa lloje të armëve, të artilerisë së lehtë dhe të rëndë të kalibrave të ndryshëm si dhe të granatave të dorës.
“Gjatë realizimit të trajnimit pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të shumë lloje të armëve”, tha ai.
Në fund, ai shtoi se përkushtimi i treguar nga pjesëtarët e FSK-së, ka bërë që ata të arrijnë nivel të lartë të profesionalizmit dhe aftësisë në përdorimin e sigurt të armëve.