Njësitet e deminimit të FSK-së e kanë shpërthyer një granatë dore që u gjet në një shtëpi të pabanuar, raporton Gazeta Sinjali.
Gazetës Sinjali i kanë treguar se granata e dorës M-52, u gjet në një shtëpi në rrugën “Halil Alidema” në Gjilan.
Granatën e dorës e gjetën njësitë policore të cilat po patrullonin.
Sinjali mëson se njësitet e deminimit të FSK-së e kanë shpërthyer mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt./Gazeta Sinjali/