image FSK-ja bëhet me specialistë për sulme ajrore

Siguri

FSK-ja bëhet me specialistë për sulme ajrore

news image

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se Forcave të Sigurisë së Kosovës u janë shtuar specialistët e parë për sulme ajrore.

“Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugës së zbulimit. Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake”, ka shkruar Mehaj në facebook.

Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje e thellë për Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi dhe gjithë mbështetjen e dhënë për mbi një dekadë.

/GazetaSinjali/