Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka kryer një operacion të suksesshëm në Parkun e Lirisës, në Ferizaj, ku ka gjetur rreth 1 mijë e 600 mina.
Numri i municioneve të gjetura është 1597 që përfshinë predha të mortajës dhe artilerisë të mbetura kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore dhe të cilat tani janë të sigurta dhe nuk paraqesin rrezik për qytetarët.
“Kompania e Deminimit do të vazhdoj me përkushtim të lartë deri në pastrimin e të gjitha fushave të kontaminuara me mina dhe municione eksplozive“, ka njoftuar FSK.