Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar sot angazhimin e parë ndërkombëtar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është realizuar një ceremoni në prezencën e autoriteteve ushtarake në bazën “Camp dodge”, të Johnston, të shtetit të Iowa-s pjesë e të cilit do të jenë ushtarët e FSK-së.
“Me këtë rast, në emër të Republikës së Kosovës, MM/FSK Kolonel Ilir Qeriqi, Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e Kosovës në SHBA iu drejtua me një fjalë rasti ushtarëve të rreshtuar në këtë ceremoni ku edhe prezantoi letrën e dërguar nga KOMFSK Gjenerallejtenant Rahman Rama ku theksoi se partneriteti disavjeçar ka arritur pikën më të lartë të bashkëpunimit; si një mundësi unike e moment historik për FSK-në për të kontribuar në misione paqeruajtëse përkrah Ushtrisë Amerikane. Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve, që Ushtria Amerikane i ka dhënë FSK-së si dhe partneritetin strategjik”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë
Ushtarët e FSK-së po bëjnë historinë në angazhimin e parë ndërkombëtar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore
Në një ceremoni ushtarake, në prezencën e autoriteteve civile dhe ushtarake, në bazën Camp dodge, të Johnston, të shtetit të Ioëa-s, është realizuar ceremonia parazbarkuese e grupit të parë 734 Regional Support Group të Gardës Kombëtare të IOËA pjesë e të cilit do jenë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionet paqeruajtese ndërkombëtare.
Me këtë rast, në emër të Republikës së Kosovës, MM/FSK Kolonel Ilir Qeriqi, Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e Kosovës në SHBA iu drejtua me një fjalë rasti ushtarëve të rreshtuar në këtë ceremoni ku edhe prezantoi letrën e derguar nga KOMFSK Gjenerallejtenant Rahman Rama ku theksoi se partneriteti disavjeçar ka arritur pikën më të lartë të bashkëpunimit; si një mundësi unike e moment historik për FSK-në për të kontribuar në misione paqeruajtëse përkrah Ushtrisë Amerikane. Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve, që Ushtria Amerikane i ka dhënë FSK-së si dhe partneritetin strategjik.
Edhe Senatorja Amerikane zj Joni Ernst dhe Gjenerali Corell, komandant i Gardes Kombëtare të Ioëa-s, e kanë cilësuar si një moment historik dhe kanë vlerësuar lart bashkëpunimin disavjeçar ndërmjet Gardës Kombëtare të Ioëa-s dhe FSK-së.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe z Artan Duraku Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Ioëa-s.
Republika e Kosovës, shprehë gatishmërinë më të lartë dhe njëkohësisht mbetet shumë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësinë që i është dhënë FSK-së për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore./Gazeta Sinjali/